Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i tij asnjëherë nuk do të marrë pjesë brenda një koalicioni që do të punojë kundër Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Daçiq dhe Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, pas hapjes së Konsullatës së Nderit të Serbisë në Antalya, zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi.
“Ashtu siç e dini gjatë tentativës për grusht shteti më 15 korrik ne nuk pritëm se çka do t’i ndodhë (Recep Tayyip) Erdoğanit, menjëherë e dënuam grusht shtetin. Dua të them edhe një herë që Serbia asnjëherë nuk do të marrë pjesë brenda një koalicioni që do të punojë kundër Turqisë”, tha kryediplomati i Serbisë duke theksuar mbështetjen e vendit të tij ndaj Turqisë në kohërat e vështira.
Ai tha se me vizitën e vitit të kaluar të presidentit Erdoğan në Serbi ka filluar një periudhë e re. Daçiq gjithashtu tha se edhe ekonomikisht marrëdhëniet midis dy vendeve janë në drejtim të mirë dhe se të dy vendet janë të kënaqur nga kjo.
Daçiq shtoi se me Turqinë dëshirojnë që të zhvillojnë marrëdhëniet kulturore, arsimore dhe sportit.
Ndërsa në lidhje me konsullatën që u hap në Antalya, u shpreh “Vitin e ardhshëm do të festojmë 140 vjetorin e marrëdhënieve. Ne dëshirojmë që këto marrëdhënie miqësore t’i zhvillojmë edhe më shumë”.
Kryediplomati serb theksoi se do të punojnë në drejtim të interesave të popujve ballkanas që jetojnë në Turqi dhe popujve muslimanë që jetojnë në Serbi.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës