Sipas një studimi në SHBA, të rriturit që nuk pinë duhan kanë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet e rënda të mushkërive, nëse rriten me prindërit që pinë duhan, shkruan BBC, transmeton portali arbresh.info.
Studiuesit thanë se pirja pasive e duhanit në fëmijëri kishte “me gjasë të shtonte shtatë vdekje në çdo 100,000 të rritur që nuk pijnë duhan, çdo vit”.
Studimi i 70,900 burrave dhe grave jo-duhanpirëse u udhëhoq nga American Cancer Society.
Ekspertët thanë se mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijët ishte ndalimi i pirjes së duhanit.
Studimi zbuloi se nëse pjesëmarrësit jetonin me një duhanxhi gjatë moshës së rritur, kishte implikime të tjera shëndetësore.
Ekspozimi ndaj tymit prej 10 ose më shumë orë çdo javë rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet ‘ischemic’ të zemrës me 27%, sulm në zemër 23% dhe sëmundje kronike të mushkërive me 42%, krahasuar me ata që jetonin me jo-duhanpirësit.
Studimi u botua në American Journal of Preventive Medicine.
Pjesëmarrësit u pyetën për ekspozimin e tyre ndaj pirjes së duhanit gjatë gjithë jetës së tyre, dhe pastaj shëndeti i tyre u gjurmua gjatë 22 viteve të ardhshme./arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...