Nënkryetari i OVL – UÇK-së, Migjen Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik, Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor e jo më 28 nëntor të vitit 1955.
Ai ka shtruar disa pyetje për Spahiun, duke theksuar se ku po merr guximin për të propaganduar ndaj figurës kryesore të UÇK-së, kryekomandantit Adem Jashari.
“Reagim: O Nexhmedin Spahiu, ku e more guximin të propagandosh ndaj figurës kryesore të UÇK-së Kryekomandantit Adem Jashari. Kush po u paguan për këto shpifje? Ku po i merr këto instruksione? Çfarë shqiptari je ti? Bëje ADN-në, të mbuloftë turpi!”, ka shkruar Migjen Shala në facebook./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...