Jose Mourinho nuk pret një sezon ëndrrash me skuadrën e Manchester United, pasi trajneri portugez pranon se nuk ka në dorë ekipin e duhur për të luftuar për titullin kampion në Premier League.
Trajnerin mendon se për “djajtë e kuq” do të jetë e vështirë të përfundojë kampionatin mes 4 skuadrave më të mira, që luajnë në Champions League edhe pse skuadra e Manchesterit e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri.
Sezonin e kaluar, United u rendit në vendin e dytë pas rivalëve të City, por për Mourinho ka shumë gjasa që historia të përsëritet.
“Ne do të përpiqemi, por do të jetë shumë e vështirë, një mision i pamundur, pasi nuk kemi një ekip që të luftojë për titull. Do të jetë e vështirë për ta mbyllur kampionatin në ‘top-4’, pasi nuk kemi lojtarët e duhur. Liverpool dhe Chelsea, që vjet u renditën pas nesh, këtë vit kanë bërë përforcimet e duhura, ndërsa ne jo, ndërkohë që City e Tottenham ruajtën grupin dhe janë më mirë se ne”, u shpreh Jose Mourinho në prag të ndeshje që “djajtë e kuq” do të luajnë ndaj Brighton në kampionat.
Edhe në këtë ndeshje portugezi i ka besuar shiritin e kapitenit mesfushorit francez Paul Pogba.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...