Unai Emery ka zbuluar se Granit Xhaka dhe Mesut Ozil u zëvendësuan të dy për arsye taktike gjatë disfatës së Arsenalit në Chelsea.
Trajneri i Arsenalit paralajmëroi ish reprezentuesin e Gjermanisë se kërkonte më shumë nga ai, veçanërisht në mbrojtje, gjatë konferencës para fillimit të ndeshjes, por Ozil ishte sërish në periferi kundër skuadrës së Maurizio Sarrit, transmeton portali arbresh.info.
Derisa ndeshja ishte me rezultat 2 me 2, Emery zgjodhi që të largonte Ozilin në minutën e 68′ duke i dhënë Aaron Ramseyt inkuadrimin në fushë pas lënies në formë befasuese jashtë formacionit startues.
“Ne kishim nevojë për kualitetin e tij dhe gjithashtu dëshironim të shtynim atë për të qenë më kompetitiv në çdo ndeshje. Sot, unë isha i kënaqur me të”, shpjegoi Emery.
“E ndryshova sepse u ndjeva sikur ne kemi nevojë të kemi më shumë aktivitet në mesfushë, të mos lejojmë Chelsean të bëjë presion më shumë në mes sepse ne ishim duke u mbrojtur shumë thellë”
“Jam i lumtur me Mesutin. Ne do t’i ndihmojmë atij”

Ndërkohë, Xhaka ishte në fushë për vetëm 45 minuta dhe ishte zëvendësuar nga Lucas Torreira që u transferua këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
“Ishte një vendim taktik sepse ai kishte një karton të verdhë gjithashtu”, shtoi Emery.
“Unë mendoj se ne nuk rrezikojmë me kartona të verdhë dhe gjithashtu duam t’i japim shansin një tjetër lojtari në fushë”
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...