Arabia Saudite njoftoi sot një kontribut prej 100 milionë dollarësh për projektet e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-ja për të stabilizuar verilindjen e Sirisë që ka qenë e pushtuar nga grupi Shteti Islamik (ISIS).
Regjimi i presidentit sirian, Bashar Al Asad, që ka humbur kontrollin në këto rajone, e cilësoi këtë kontribut si moralisht të papranueshëm, sipas deklaratave të cituara nga agjencia zyrtare siriane e lajmeve “SANA”.
Mbretëria saudite theksoi se kontributi i saj është më i konsiderueshmi deri tani për këto zona në verilindje të Sirisë që janë nën kontrollin e forcave arabo-kurde të mbështetura nga koalicioni ndërkombëtar antixhihadist.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...