Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar ndaj ndalimit të lëvizjes së lirë të shtetasve të Kosovës, që po ua bën Serbia kur ata tentojnë të kalojnë nëpër territorin e Serbisë me patentë shoferë nga Kosova.
MPB përmes një njoftimi për media thotë se është duke shqyrtuar me seriozitet rastet e qytetarëve të cilëve kanë hasur në vështirësi qarkullimi me patentë-shoferët e Republikës së Kosovës, gjatë kalimit të tyre nëpër territorin e Serbisë.
Me këtë rast, sipas MPB-së, atyre u është kufizuar liria e lëvizjes.
“Me Marrëveshjen e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë të vitit 2011, në kuadër të lirisë së lëvizjes, u mundësohet qytetarëve të udhëtojnë lirshëm me patentë-shoferët e shtetit përkatës. Pika e pestë e kësaj marrëveshjeje thotë: “Secila palë do të marrë të gjitha masat që t’ua mundësojë qytetarëve të palës tjetër të udhëtojnë lirshëm brenda dhe përmes territorit të njëra-tjetrës me patentë-shoferin e lëshuar nga autoritetet e veta”, thuhet në reagimin e ministrisë së brendshme.
Ata po ashtu kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e RKS që lëvizin me veturë nëpër territorin e Serbisë, e të cilët kanë hasur në situatat e tilla, të lajmërohen në policinë kufitare ose në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...