Regjistrimi në shkollën prestigjioze të mjekësisë të Universitetit të Nju Jorkut (NYU) do të jetë falas për të gjithë studentët duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, një ndryshim i papritur për një program që deri më tani kishte një kosto rreth 220 000 dollarë.
Drejtuesit e Universitetit i surprizuan studentët e vitit të parë të cilët kishin ardhur për të marrë bluzat e bardha gjatë një ceremonie që organizohet çdo vit.
Kenneth Langone, kryetari i bordit i NYU Langone Health, shkolla e mjekësisë sqaroi se kjo u bë e mundur në sajë të donacioneve në fushën e filantropisë.
Langone u shpreh në një komunikatë për shtyp se shpresa dhe pritshmëria jonë është ta bëjmë shkollën të arritshme për një numër të madh aplikantësh, ne jemi katalizatori për një transformim të studimeve të mjekësisë në të gjithë vendin.
Ky përjashtim përfshin vetëm tarifat e studimeve.Shpenzimet e tjera administative dhe të strehimit që shkojnë deri në 27 mijë dollarë viti, do të jenë ende përgjegjësi e studentëve.
Policia: Siguria për ndeshjen sipas standardeve të UEFA-s
FFK me dhuratë të veçantë për tre baballarët e rinj ‘Dardanë...
Kurti në 27-vjetorin e masakrës së Pastaselit: 106 civilë u ...
Mbreti Charles takim me Trump, vizitë historike në fund të p...
Krasniqi: Komunat janë vendi ku shteti takohet me qytetarin
Ndeshja historike Kosovë-Turqi, Endrit Thaçi ndan foton emoc...