Ylli i Real Madridit, Isco ka shprehur shqetësime te presidenti Florentino Perez pas disfatës në Superkupë ndaj Atletico Madridit.
‘Los Blancos’ kaluan dy herë në epërsi ndaj rivalëve të tyre lokal, por përfunduan duke humbur ndeshjen në Tallinn të Estonisë me rezultat 4 me 2, transmeton portali arbresh.info.
Karim Benzema dhe Sergio Ramos realizuan golat, por Isco nuk ishte i kënaqur me njërin nga bashkëlojtarët e tij në veçanti.
Mesfushori zgjodhi sulmuesin Gareth Bale si një yll nga i cili priste më shumë gjatë ndeshjes kundër rivalëve të tyre.
Bale luajti për plotë 120 minuta dhe asistoi në golin e Benzemas, por nuk gjeti portën vet.
Trajneri i ri i Real Madridit, Julen Lopetegui dëshiron që uellsiani të zëvendësoj Cristiano Ronaldon që u largua për transferim te Juventusi këtë verë për 100 milionë euro.
Bazuar në ‘Don Balon’, shumë yje të mëdhenj te Real Madridi janë të shqetësuar me qëndrimin e Bales deri tani për të qenë fytyra e re e klubit./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit