Një bebe e porsalindur e cila është braktisur në një pusetë me kordonin e lidhur për qafe është gjetur e gjallë.
Në videon që po trondit opinionin, Geeta nga India shihet teksa nxjerrë nga puseta fëmijën dhe e pastron, transmeton portali arbresh.info.

Bebja që i përket gjinisë mashkullore është dërguar në spital, ku për fat të mirë ka mbijetuar dhe është nën kujdesin e mjekësve.
Sipas personit që e ka gjetur, kush e ka braktisur e kishte futur thellë brenda pusetës dhe i kishte lidhur kordonin që ta vriste ngadalë.

“Nuk mendoj se kishte ndjenja për fëmijën, sepse kordoni umbilikal dukej që ishte lidhur rreth qafës që ta vriste ngadalë”, u shpreh ajo.
Policia është duke hetuar rastin, ndërsa ende nuk është bërë ndonjë arrestim./Arbresh.info/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...