Shpesh femrat pa arsye janë kritike ndaj dukjes së tyre.
Meshkujt thjesht i adhurojnë bash ato pjesë të trupit të cilat ato nuk i duan.
Shumica e femrave ëndërrojnë të kenë këmbë të holla dhe të gjata sikur të supermodeleve. Janë të bindura që vetëm këmbët e tilla u duken të bukura meshkujve, mirëpo e kanë gabim.
Këtë e ka konfirmuar edhe një hulumtim online i bërë në mostrën e madhe të meshkujve, transmeton Telegrafi.
Ata kanë marrë për detyrë që të zbulojnë se cila pjesë e këmbëve të femrave u janë më interesante dhe si duhet të duken perfekt këmbët e femrave.
Pothuajse 80 për qind e të anketuarve ka zbuluar që adhuron pulpat e këmbëve rrumbullakuara dhe të theksuara. Ato u janë më shumë joshëse se pulpat e këmbëve të holla. Mu atë pjesë të këmbëve femrat nuk e duan dhe shpesh me vendosmëri nuk e nxjerrin në pah.
Aspak më kritike nuk jemi as ndaj kofshëve tona. Konsiderojmë që janë shumë të mëdha dhe “shumë të trasha”, mirëpo meshkujve nuk u pengon.
Diç më pak se 50 për qind e meshkujve të anketuar kanë thënë që nuk ka asgjë më seksipile sesa kofshët siç i ka Jennifer Lopez.
Madje 32 për qind e tyre kanë veçuar gjunjët si pjesën më seksipile të këmbëve të femrave dhe menjëherë pas tyre janë pulpat të cilat femrat më me dëshirë do t’i zvogëlonin.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit