Manchester United ka pretenduar sot (e enjte) se raportet rreth “përplasjes” mes Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos nuk janë të vërteta.
Fituesi i Kampionatit Botëror me Francën vazhdon të përflitet për një transferim larg nga klubi në Old Trafford para përfundimit të merkatos së transferimeve evropiane në fund të muajit, por të paktën, klubi është duke u përpjekur për të hedhur poshtë idetë që ai ka pasur një konflikt me Mourinhon, transmeton portali arbresh.info.
E gjithë saga ka qenë e vazhdueshme, ndërkohë që Barcelona thuhet të jetë shumë e interesuar për të nënshkruar me Paul Pogban.
Qëndrimi i Jose Mourinhos është vlerësuar si njëri nga problemet kryesore që United është duke u përballur këtë sezon dhe nëse kjo nuk zgjidhet së shpejti, kjo mund të rezultojë në shkatërrimin e tyre.
Pogba shënoi në ndeshjen e parë të United në Premierë Ligë këtë sezon kundër Leicesterit.
“Djajtë e Kuq” siguruan tri pikë javën e kaluar me një fitore të ngushtë 2 me 1 ndaj “Dhelprave”./arbresh.info/
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...