La Liga ka arritur një marrëveshje historike për të luajtur top ndeshjet kompetitve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar nga ky sezon.
Liga ka arritur një marrëveshje 15 vjeçare me kompaninë shumëkombëshe Relevent Sport që do t’iu mundësojë të luajnë ndeshjet jashtë vendit të tyre, gjë që do të ndodhë për herë të parë në top ligat evropiane, transmeton portali arbresh.info.
Relevent Sport is delighted to announce a landmark 15-year partnership with @LaLiga to promote soccer in the U.S and Canada.
As part of the historic agreement, plans are in place for a regular season LaLiga match to be held in the U.S ??
More info ? https://t.co/2UKESIxdVz
— House of Soccer (@houseofsoccerfc) August 16, 2018
Ideja është fillimi sa më herët në sezonin 2018/19 dhe Barcelona së bashku me Real Madridin shihen nga autoritetet si dy klubet që do të rrisin dukshëm shifrat e shikueshmërisë të kompeticionit.
Liga spanjolle është përpjekur që një kohë të gjatë të zgjerohet ndërkombëtarisht me shpresën për tu rritur dhe të vazhdojë me shpejtësinë e njëjtë si Premierë Liga e fuqishme.
Sidoqoftë, tashmë është konfirmuar nga presidenti i La Ligas, Javier Tebas, që ‘El Clasico’ nuk do të zhvillohet jashtë Spanjës./arbresh.info/

Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin