Ai sot ka treguar e ka përshkruar se si e ka parë zhdukjen e autostradës para vetes. Shoferi 37 vjeçar po kthehej sipër urës Morandi të gjatë 650 metra pasi kishte bërë shpërndarjen e furnizimeve kur e pa me sy shembjen, përcjellin medie të huaja.

“E pashë rrugën tek shembej, me të gjithë automobilat mbi të që i kisha para vetes”, u tha ai shpëtimtarëve pas shembjes së të tmerrshme të urës në të cilën vdiqën 40 veta.
Kamioni i tij i gjelbër zuri mediet botërore, Ai edhe sot vërehet në viadukt , i lënë në vendin ku ai e kishte ndaluar me frerë. Pas ndalimit shoferi kishte kërcyer nga kabina e vet dhe ishte strehuar në vend të sigurt.
“Shoferi edhe më tej është në gjendje shoku, por nuk është i lënduar”, ka thënë Giovani D’Alessandro, drejtor i supermarketit nga i cili ai bartte mallra.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...