Skuadra e Llapit pritet të jetë ndër më të organizuarat në edicionin e ri futbollistik, pasi drejtuesit e klubit kanë bërë shumë ndryshime në radhët e futbollistëve, por edhe në shtabin teknik me synim për të arritur deri te titulli i kampiones.
Hamdi Namani ishte pritur të largohej nga klubi, por drejtuesit e Llapit ia arritën të “blindojnë” edhe për një edicion, kurse Namani do të jetë ndër pikat më të forta së bashku me Mentor Zhdrellën dhe Behar Maliqin e ardhur nga Feronikeli.
Ish-trajneri i Llapit dhe tash drejtor sportiv, Tahir Batatina, për gazetë ka konfirmuar lajmin se Namani do ta udhëheqë skuadrën në edicionin 2018/2019.
“Namani është kapiten i skuadrës dhe ka nënshkruar kontratë edhe një vit me Llapin”, ka thënë Batatina, i cili me humor deklaroi se vetëm ndonjë ofertë nga Juventusi mund ta bindte skuadrën nga Podujeva të heqë dorë nga kapiteni Namani.
KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i...
Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren, ndë...
Miratohen shtatë marrëveshjet ndërkombëtare
Të rinjtë shqiptarë më larg alkoolit, por më pranë kokainës
Kurti godet Osmanin: Vullneti i popullit nuk anulohet me dek...