Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, Skënderbeu ka zhvilluar të martën dy seanca stërvitore, në kuadër të përgatitjeve të dedikuara për sfidën e parë të kampionatit të ri, kundër Partizanit.
Me ekipin është bashkuar edhe mesfushori El-Kayed, i cili është rikuperuar plotësisht. Ndërkohë, po dje, klubi korçar ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkaton e kësaj vere. Saliou Guindo është lojtar i Skënderbeut.
21-vjeçari nga Mali ka nënshkruar kontratën që e lidh me klubin bardhekuq për 3 vitet e ardhshme. Pas firmës, sulmuesi është vendosur nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi, duke zhvilluar seancën e parë stërvitore me grupin.
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren