Ish trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e sheh klubin e tij të ardhshëm në Angli.
Zidane ende ka ambicie për të qenë pasardhës i Didier Deschamps si trajner i Francës, por nëse merr detyrën te një klub i ri, ai favorizon si destinacion Anglinë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga L’Equipe, klubi i ëndrrave për francezin është Manchester United i Jose Mourinhos.
Zidane është përfolur shumë për rikthim te ish klubi i tij – Juventusi, ku ata e shohin si një zëvendësues perfekt të Max Allegrit. “Zonja e Vjetër” është në bisedime për të nënshkruar me djalin e Zizous, Luca, që është portier te Real Madridi.
Megjithatë, prioriteti i Zidanes vazhdon të jetë Anglia dhe United./arbresh.info/
Sonte kemi dasmë, martohen Brikena e Mateo
Izraeli sulmon uzinën e madhe petrokimike iraniane
Trump kërcënoi të godasë infrastrukturën iraniane, President...
Hamza i përgjigjet Kurtit: Duhet ta konkretizoni iniciativën...
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...