Shqiptarë që jetojnë në Genoa bëjnë të ditur se një shqiptar është në spital ndërsa një tjetër po kërkohet. Sipas dëshmitarit, njëri nga shqiptarët është rëndë në spital, ndërsa tjetri po kërkohet dhe nuk dihet fati i tij.
Shembja dramatike e urës Morandi në Genoa ndodhi mesditën e sotëm duke lënë pas dhjetëra të vdekur dhe rreth 13 persona të plagosur.
Ura Morandi, që lidh Genoën me aeroportin e saj, pjesë e autostradës A10 është 1182 metra e gjatë, ndërsa janë shembur rreth 200 metra.
Një pjesë e urës së shembur ka rënë mbi lumin Polcevera e një pjesë tjetër mbi një zonë industriale që ndodhej poshtë saj.
Forcat e shpëtimit thonë se kanë parë shumë makina që janë të shtypura mes rrënojave. Në momentin e shembjes së urës, qyteti i Genoas ishte i përshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu. /albeu.al/
Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit në Shqipë...
Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listen Serbe, jo nuk m...
Lojtarët e Kombëtares nderohen me trofeun “Ëndërr Botërori” ...
Benita për Dolcen: Me xhelozon mua për dukjen
Ofendimet e mëdha ndaj Edit, Fjolla Morina i kërkon falje fa...
“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund t...