
163371497CA010_FIVE_INJURED
Këngëtarja Dua Lipa ishte kryetemë e medieve vendore javën që shkoi.
Ajo qëndroi në Kosovës për pesë ditë, ku në njërën nga këto, ajo performoi para fansave në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.
Më pas, ajo u nis për në Hungari, ku mbajti koncertin e saj të radhës, teksa destinacioni i fundit i këtyre ditëve për të, duket të ketë qenë Turqia.
Bashkë me të dashurin, Isaac Carew, ajo është duke kaluar disa ditë të mira pushimi në Turqi.
Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, artistja Lipa shfaqet mjaft atraktive në bikini.
https://instagram.com/p/BmdcrceFaOs/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control
Ajo vë në pah format trupore, ndërsa shijon rrezet e diellit në resorin luksoz në të cilin po qëndron.
Fotografia në fjalë, i ka dhuruar asaj mijëra pëlqime dhe komente nga ana e ndjekësve të saj.
Ankaraja kërkon zgjatjen e armëpushimit midis Iranit dhe Sht...
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para