Drejtori për Planifikim Startegjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Genc Bashota , ka thënë se autobusët e rinjë do të arrijnë Brenda këtyre ditëve në Prishtinë.
“Janë kryer të gjitha procedurat për autobusat e rinjë. E fundit ka qenë nënshkrimi i kontratës me Trafikun Urban. Kërkesa me BERZH-in është që prej janarit të vitit të ardhshëm pagesat do t’i bëjë komuna. Do të hiqen konduktorët dhe do të paguhen me kilometrazh autobusët. Na nevojitet një subvencion por ky ka qenë kushti i fundit për arritjen e 21 autobusëve dhe brenda këtyre ditëve do të vijnë edhe autobusët e rinjë pasi që kredia është paguar”, ka thënë ai.
Sipas tij do të dërgohen edhe autobus në vendet ku nuk ka pasur përfshirë edhe natën.
“Ne i paguajmë dhe ata duhet të dërgojnë autobus edhe në vendet ku nuk ka. Shembull në Mramor janë ankuar që s’ka uatobusë dhe nuk i dërgojnë atje se thuhet s’kanë llogari. Por ne do t’i dërgojmë edhe atje. Autobusët vetëm nuk duhet të vonohet dhe duhet ta zbatojnë kilometrazhën. Poashtu prej vitit tjetër edhe për operatorët privat do të ketë zgjidhje sepse duhen edhe disa autobus. 80 do të jenë publik dhe 80 operator privat ku do t’i kërkojë komuna disa kushte nga këta operator përfshirë ngjyrën që duhet ta bëjnë të verdhë, dhe pastaj do të mund të hyjnë në linjën e autobusëve publik”, ka thënë ai./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve