Gianluigi Buffon shpreson që Cristiano Ronaldo do të ketë sukses në Juventus dhe ka përkrahur klubin që të “shkoj afër” fitores së Ligës së Kampionëve.
Portieri italian shpenzoi 17 vite në Juventus para se t’i bashkohet Paris Saint Germainit falas verën e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
Me largimin e tij, Juventusi solli Ronaldon për 100 milionë euro nga Real Madridi, lëvizje që tronditi botën e futbollit.
“Shpresoj që Ronaldo të jap atë që ka dhënë te të gjitha skuadrat që ka luajtur”, ka thënë portieri veteran për ‘Sky Sports’.
“Sigurisht, ai nuk do t’i shkaktoj brenga më Juventusit siç ka bërë viteve të fundit. Juventusi nuk mund të pres ndonjë befasi: ata kanë një bord dhe president të afërt, plus historinë e tyre, skuadrën dhe tifozët që janë të mrekullueshëm që në rast se nuk e fitojnë, do të shkojnë shumë afër”
Edhe pse nuk është më në Torino, Buffon qartë duket se ndjen dashuri për ish bashkëlojtarët e tij./arbresh.info/
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi
Shpërndanin lëndë narkotike tek adoleshentët, arrestohet 17-...
Përleshje për kontest pronësor në Vranidoll, dy të arrestuar
Vjedhje në një shtëpi në Ferizaj, hajnat marrin para dhe sto...
Gazetarë nga Kosova e Shqipëria letër BE-së dhe SHBA-së për ...
Miri i zhgënjyer me Rogertin: Të ishte Brikena në finale 100...