Ndonëse Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS) ka qenë e obliguar që brenda 30 ditësh të autorizuarit të Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve, Shaban Kelmendi, t’i lejojë qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998, kjo ministri nuk po e zbaton vendimin tash e 5 muaj.
Këto lista me emra ai po pretendon t`i dërgojë në Gjykatën e Strasburgut, e cila vite më parë nxori një aktgjykim për pensionistët e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kelmendi ka deklaruar për gazetën se është duke përgatitur një tjetër padi për MPMS-në për moszbatim të vendimit të Gjykatës Themelore. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale nuk e ka komentuar vonesën e zbatimit të vendimit të gjykatës, por ka thënë se janë duke i përgatitur listat.
Në gusht të vitit 2016, Shaban Kelmendi e kishte paditur MPMS-në për shkak se nuk i kishte lejuar qasje në dokumentet e pensionistëve të Kosovës të viteve 1990-1998..
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...
“Investimet e huaja nuk shkatërrojnë mjedisin”, Rama: Ato nu...
Therje me thikë në Gjilan, arrestohen dy persona
Fushë Kosova nis dezinsektimin në hapësirat publike më 10 dh...