Policia kufitare serbe ka arrestuar Ibrahim Matoshin nga Gjilani, por që jeton në Gjermani dhe është shtetas gjerman.
Matoshi është arrestuar në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë dhe është dërguar në stacionin policor në Bujanoc, raporton Klan Kosova.
Familjarët e Matoshit nuk e kanë të qartë arsyen e arrestimit dhe janë ankuar për formë krejtësisht jo të rregullt të trajtimit.
Matoshi, që është stomatolog në Gjermani, kishte përfunduar pushimet në Kosovë dhe po kthehej për në Gjermani nga pika e njëjtë prej të cilës ishte futur në Kosovë.
Ai është ndaluar pa paralajmërim dhe është arrestuar nga policia serbe.
Vëllai i Matoshit ka thënë se të vëllanë ia kanë arrestuar “kinse për veprimtari gjatë luftës së fundit”.
Familja Matoshi kanë provuar të njoftojnë edhe ambasadën gjermane për të qartësuar situatën dhe liruar Ibrahimin nga stacioni policor./klan kosova/
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...