Telashet ne ekonominë kosovare nuk janë vetëm në fushën e afarizmit. Probleme ka edhe ne fushën e drejtësisë që duhet t’i zgjidhin kontestet. Ekspertët por edhe qeveria e Kosovës po e shohin të domosdoshëm themelimin e një gjykate për to.
Mosfunksionimi si duhet i këtij sektori sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është njëri nga faktorët që ndikon dukshëm në pengimin e investitorëve të huaj për të investuar në Kosovë.
“Pika e funksionimit të gjykatave, pika e zbatimit të kontratave janë ndër çështjet kryesore që iu intereson investitorëve të huajë”, thotë ai për Klan Kosovën.
Ky thotë se krijimi i një gjykate profesionale ekonomike është i domosdoshëm.
“Gjykata Ekonomike ka kuptim nëse është efikase. Çdo krijim i diçkaje të re duhet me shku në drejtim të asaj që u përmirësu qasja aktuale’, tha ai.
Themelimin e një Gjykate komerciale e ka në plan Ministri Abelard Tahiri dhe atë në kuadër të reformave në drejtësi.
Ai thotë se aktualisht janë në fazë konsultash se si do të ishte dukja e saj.
‘Së bashku edhe me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, së bashku me Odat Ekonomike jemi duke e trajtu mundësinë e themelimit të një Gjykate komerciale e cila do të ishte adresë e bizneseve’, tha Tahiri.
Ministri Tahiri thotë se një Gjykatë komerciale është domosdoshmëri për lehtësimin e të bërit biznes në Kosovë.
Trump: SHBA-ja fiton shumë para kur çmimi i naftës rritet
Edon Zhegrova bëhet baba për herë të parë
Raporti i Parlamentit Evropian: Serbia duhet ta ndjek penali...
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...