Të paktën 39 persona, mes të cilëve edhe 12 fëmijë, janë vrarë nga një shpërthim, i cili shembi një ndërtesë, në provincën e Idlibit në Siri.
Ndërtesa në qytetin Sarmada thuhet se përmbante municione që i përkasin një tregtari armësh.
Dhjetëra njerëz mendohet se kanë mbetur ende mes rrënojave. Idlib është zona e fundit që mbahet ende nga rebelët dhe besohet të jetë objektivi i radhës i forcave siriane.
Në muajt e fundit, qeveria siriane, e mbështetur nga Rusia dhe Irani, ka bërë përparime të mëdha në ofensivën e saj kundër rebelëve në Siri./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...