Një lojtar i ri i skuadrës së Aurillac (Divizioni i dytë francëz) në regbi, Louis Fajfrowsky, ka humbur jetën pas një goditje që ka marrë gjatë një ndeshje miqësore.
Lajmin e ka konfirmuar skuadra e lojtarit 21-vjeçar.
“Louis ndërroi jetë si pasojë e një problemi shëndetësor që pati në dhomat e zhveshjes gjatë një ndeshje miqësore”, thuhet në deklaratën e klubit francez.
Lojtari kishte dalë nga fusha i shoqëruar nga mjeku i skuadrës së tij pas një bllokimi që i kishin bërë në fushë lojtarët e skuadrës rivale të Rodez.
I trullosur, Fajfrowsky arriti të shkojë në dhomat e zhveshjes, por aty humbi ndjenjat dhe rreth orës 20:00 të së premtes ndërroi jetë.
Gjithsesi, policia franceze tha se po heton dhe se autopsia do të sqarojë shkaqet e kësaj ngjarje.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...