Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme është përfshirë nga flakët një supermarket në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.
Nuk ka dëme në njerëz por vetëm dëme të mëdha materiale, raporton lajmi.net.
Zjarri siç shihet në disa video që ka siguruar lajmi.net shihet se ka shkaktuar dëme të mëdha në objektin dhe produktet që ishin brenda tij.
Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po i kryejnë hetimet. Nuk dihet deri me tani se çka e ka shkaktuar zjarrin.
Ndryshe, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për lajmi.net, se rasti ka ndodhë rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
“Rreth orës 05:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Plemetin te Obiliqit, saktësisht në një dyqan. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar nuk ka persona të lënduar”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar rrethanat se si ka ardh deri te ky incident.
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...
I tha ‘jo’ Trumpit, Macron shpjegon pse Franca refuzoi të ve...
Tërnava: Bashkësitë fetare në Kosovë kanë pasur lirinë e plo...
Arsenali bën detyrën në shtëpi, eliminon Leverkusenin dhe ka...
PSG ‘shkatërron’ Chelsean edhe në Angli, kalon në çerekfinal...