Zonja e parë e Sirisë, Asma Assad i është drejtuar publikut një ditë pas publikimit të lajmit se po trajtohet kundër kancerit të gjirit, duke thënë se ajo ndan të njëjtën rezistencë si bashkatdhetarët e saj që kanë duruar vështirësitë e luftës.
“Unë i përkas njerëzve [sirianëve] të cilët kanë mësuar botën për durimin, forcën dhe përballimin e mosmarrëveshjeve”, tha ajo në deklaratën e publikuar nga presidenca siriane.
Nëna e tre fëmijëve tha se është fuqizuar nga “vendosmëria dhe forca” e popullit sirian, i cili është rritur vetëm vitet e fundit.
Presidenca siriane njoftoi të mërkurën se 42-vjeçarja kishte një tumor malinje të gjirit, një nga më të rrezikshmit.
Postimi u shoqërua nga një fotografi e Asma dhe burri i saj, Presidenti sirian Bashar Assad, i ulur në një spital të Damaskut.
Asma Assad u lind nga prindërit sirianë në Londër dhe u diplomua nga Kolegji Mbretëror atje. Në vitin 2000, shtetasja siriano-britanike u martua me Bashar Assadin.
Çifti ka tre fëmijë: Hafez, Zein dhe Kareem.
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike