Mungesa e oksigjenit në liqenin Aasee në qytetin gjermano-perëndimor të Muensterit ka shkaktuar ngordhjen e shpejtë të një sasie të konsiderueshme peshku, në një nga incidentet më të fundit si pasojë e valës së të nxehtit të pazakontë që ka përfshirë Europën.
“Më shumë se 20 tonë peshk të ngordhur u grumbulluan pasditen e së premtes me anë të rrjetave dhe një makinerie me vakum”, u shpreh Matthias Peck, kreu i agjencisë mjedisore të Muensterit.
Ngordhja e algave të gjelbra ka shkaktuar uljen e menjëhershme të nivelit të oksigjenit në ujin e liqenit, thuhej në një komunikatë të autoriteteve lokale.
Ekspertët e organizatës shtetërore të peshkimit dhe autoritetet lokale mendojnë se shumica e rezervës së peshkut në këtë liqen ka ngordhur.
Gjermania dhe pjesa tjetër më e madhe e Europës po përballet javët e fundit me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, që ka detyruar autoritetet përkatëse të evakuajnë mjellmat nga lumi Alster në Hamburg, ndërsa aeroporti i Hanoverit u mbyll përkohësisht pas dëmtimit të pistës për shkak të të nxehtit.
Në fillim të javës, më shumë se një tonë peshk i ngordhur u nxor nga lumi i Rihnit të Epërm në kufirin mes Gjermanisë dhe Zvicrës, pavarësisht masave për mbrojtjen e tyre nga i nxehti.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...