Një video e pazakontë është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihet se si një kobër e etur në këto ditë të nxehta, pranon të pi ujë nga ena që ia ofron një fshatar.
Ngjarja ka ndodhur në Maharashtra të Indisë, ku shihet se si kobra ngritet larg dhe fillon të pi ujë nga ena që ia ofron një fshatar, që me çdo kusht dëshironte ta shpëtonte, transmeton Telegrafi.
Ky burrë kishte vërejtur kobrën e lodhur në ara ku mezi merrte frymë, dhe kështu kishte vendosur ta ndihmojë duke i dhënë ujë të ftohtë për ta freskuar paksa.
Kobrat në Indi konsiderohen si kafshë të shenjta, dhe shpesh u servojnë edhe qumësht, por ekspertët pretendojnë se kobrat infektohen me pneumoni nëse konsumojnë qumësht.
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...
34 fusha në 4 vite – FFK përmes një videoje zbulon fushat e ...
Debat mes ‘treshit përsheshit’, Klodi i kthehet ashpër Elijo...