Teksa e gjithë zona e Selenicës vijon të jetë e ngritur në këmbë për shkak të masakrës në Resulaj të Vlorës ku 24 vjeçari Ridvan Zykaj i mori jetën 8 personave, fqinjët kanë dhënë dëshmitë e tyre.
Duke folur News24 , dëshmitarët kanë thënë se 24-vjeçari ka vrarë pjesëtarët e dy familjeve, kushërinj të parë të babait të Ridvan Zykaj.
Mësohet se në mesin e viktimave nuk janë babai, vëllai apo nëna e autorit.
“Ishte pak nevrik, por nuk dimë të ketë qenë me të meta mendore. Nuk kishte as probleme me alkoolin. I ka kushërinjtë e parë të babait dhe xhaxhai i babait ata që ka vrarë. Babai dhe vëllai i tij nuk janë ndër viktimat,” thonë fqinjët për BalkanWeb.
Viktimat janë shtetasit; Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjec) , Ferie Zyka, (72 vjec) Besim Zyka,(42 vjeç) Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeçe) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjec).
Autori 24-vjeçar vijon të jetë i arratisur. Në ndjekje të tij janë vënë forca policore, forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. /BW.
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...