Barcelona për sezonin 2018/19 ka emëruar kapiten argjentinasin Lionel Messi.
Dhënia e shiritit për Messi bëhet pas largimit të Andres Iniestas nga Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.

Messi ka udhëhequr Blaugranët në shumë raste para se të bëhej zyrtarisht zëvendës-kapiten nga viti 2015, por tani ai do të udhëheqë kampionët e Ligës në baza të përhershme.
Messi shpreson të fitojë trofeun e parë si kapiten të dielën, pasi skuadra e Ernesto Valverdes do të luajë kundër Sevillës në Superkupën spanjolle./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...