Pjetër Nrecaj është duke u trajtuar në klinikën e Psikiatrisë në Gjakovë.
“Ai është pranuar në gjendje të rëndë psikike pasi sot e ka kuptuar se ka vdekur edhe vajza e tij nëntë vjeçare”, ka konfirmuar për KTV-në drejtori i Klinikës së Psikiatrisë në Gjakovë, Zef Komoni.
Sipas Komonit i dyshuari Nrecaj ka pasur sulme ankthi. Nrecaj do të vazhdojë të trajtohet në këtë klinikë derisa Gjykatës i është dorëzuar udhëzimi që Nrecaj të dërgohet në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
Ditë më parë Nrecaj kishte vrarë në Brekoc të Gjakovës bashkëshorten e tij Valbona Marku-Nrecaj, dhe të bijën nëntë vjeçare. Seanca dëgjimore ndaj tij sot ishte ndërprerë për shkak të keqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Raportohet se ai tani është dërguar për në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...