Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi kanë kundërshtuar gjatë detyrës, shefin e Rendit të Komisariatit.
Mehmet Daka, 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç janë vënë në pranga nga policia gjatë mbrëmjes së djeshme.
Burimet zyrtare nga uniformat blu thanë se, ata akuzohen se kanë kundërshtuar me dhunë shefin e rendit me inicialet A. M.
Njoftimi i Policisë së Elbasanit:
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Mehmet Daka 38 vjeç dhe Ervis Daka, 31 vjeç, banues në lagjen “Shënkoll” , Elbasan.
Pasi në lagjen Shënkoll, këta shtetas kanë kundështuar me dhunë shefin e seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Elbasan, shtetasin A. M.,
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, i parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...