Të paktën tre palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj 18 muajsh janë vrarë nga sulmet ajrore izraelit në Rripin e pushtuar të Gazës, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë.
Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në orët e vona të së mërkurës, pasi rreth 150 raketa janë hedhur nga enklava bregdetare, duke lënduar të paktën gjashtë persona në Izrael, transmeton portali arbresh.info.
Ushtria izraelite paralajmëroi të enjten Hamasin kundër një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës dhe mediat izraelite thanë se zyrtarët po shqyrtonin evakuimin e banorëve nga zonat afër kufirit me Gazën.
“Mënyra se si gjërat vazhdojnë të shpalosen është e rëndësishme. Hamasi do të kuptojë në orët e ardhshme, si në muajt e fundit, se kjo nuk është drejtimi që dëshiron të zgjedhë”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë ushtarak.
Agjencia palestineze e lajmeve WAFA, duke cituar burime shëndetësore, raportoi që të paktë 12 palestinezë janë plagosur. Gjithashtu një anëtar i Hamasit është në mesin e viktimave.
Shkëmbimi i rëndë i zjarrit vjen, pas raportimeve që përpjekjet për një armëpushim janë duke bërë përparim./Arbresh.info/
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...