Senati i Argjentinës ka hedhur poshtë projektligjin që do të legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë.
Pas një debati maratonë. 38 senatorët votuan kundër, kurse 31 pro, transmeton portali arbresh.info.
Kjo humbje do të thotë se ligjvënësit duhet të presin një vit për të risjellë këtë ligj prapë në Senat.
Për momenti në Argjentinë aborti lejohet vetëm në rastet e përdhunimit, nëse shëndeti i nënës është në rrezik.
Demonstruesit në të dyja anët e debatit janë mbledhur jashtë parlamentit gjersa zhvillohej votimi.
Aktivistët pro-abortit për vite të tëra kanë bërë përpjekje për të miratuar projektligjin, por përpjekjet e tyre kanë fituar një shtysë të re kur presidenti Mauricio Macri, i cili vetë e kundërshton abortin, i bëri thirrje Kongresit të marrë në konsideratë atë./arbresh.info/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”