Cristiano Ronaldo thuhet se i ka kërkuar Marcelos që t’i bashkohet atij në Juventus.
‘Tuttosport’ pretendon se Real Madridi mund të humbas një tjetër superyll te gjiganti italian pas finalizimit të transferimit tronditës të Ronaldos për 100 milionë euro në fillim të kësaj vere, transmeton portali arbresh.info.
Arritja e portugezit në Serie A sigurisht se do ta bëjë ligën njërën nga më të famshmet në botë.
Por, gjërat mund të bëhen edhe më mirë për tifozët e Juventusit për shkak se Marcelo është duke u përfolur shumë për transferim në Torino.
Mbrojtësi aktual i krahut të majtë, Alex Sandro është duke u kërkuar nga gjiganti francez – Paris Saint Germaini.
Dhe, besohet se Marcelo shihet nga sytë e Juventusit si një zëvendësues i tij./arbresh.info/
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...