Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një postimi në facebook, ka reaguar rreth vrasjes së dyfishta që ka ndodhur në Gjakovë.
Ahmetai ka shkruar se ky rast nuk duhet të izolohet por duhet të reagojmë dhe mos të diskriminohen por roli i gruas dhe vajzës duhet të jetë i njëjtë.
Postimi i plote:
Vrasja e dyfishtë ku burri vrau gruan dhe të bijen në Gjakovë nuk mund të trajtohet vetëm si cështje sigurie dhe mosreagim I organeve të rendit. Ne si shoqëri do të kemi raste të tilla përderisa kemi këtë marrëdhenie sociale burrë-grua e përderisa vajza e gruaja të jenë të diskriminuara në cdo hap, e përderisa roli I vajzës e gruas në familje mbetet I njejtë.
Në qoftë se e izolojmë këtë rast e shumë të tjerë si rast I një njeriu të cmendur atëherë as mos të befasohemi nga reagimet tepër të dobëta të organeve të rendit në lajmërimet e dhunës në familje. Shumica e shoqërisë sonë I mbyllim sytë e gojën karshi diskriminimit të përditshem te grave e vajzave në familjet tona. Aq janë normale sa që as që i vërejmë (pa përjashtu as vetën).
Duhet ta kemi guximin që problemin ta adresojmë ashtu sic është, I pabarazisë gjinore në shoqëri!!!
Ngushëllime familjes e denim maksimal vrasësit./arbresh.info/
Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji ...
Grabitje e armatosur në një barnatore në Pejë, dy të dyshuar...
Juventusi interesohet për shërbimet e portierit të klubit të...
Kurti: Kriminelët e mëdhenj serb ose janë në burgun e Dyzit,...
Kurti “punëson” gjyshërit: Nga 100 euro shtesë për ata që ku...
Isak dyshohet se e ka thyer këmbën