Partija Demokratike e Kosovës ka mbështetur deklaratën e Presidentit Hashim Thaçi, i cili i ka bërë thirrje shefit të grupitn parlamentar të LDK-së, Rexhep Hoti për ta përfaqësuar Kosovën në bisedime.
Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti në një përgjigje për portalin Arbresh.info ka thënë se PDK e mbështet çfarëdo propozimi që vije nga Presidenti i Kosovës.
“Ne si PDK e mbështesim parezervë Presidentin e Republikës së Kosovës dhe konsiderojmë se autoriteti dhe puna e Presidentit është punë jashtëzakonisht e mirë, mbipartiake dhe është një President i cili ka të gjithë autoritetin e nevojshëm për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës jo vetëm në dialog por edhe në çështje tjera. Por në qoftëse Presidenti i Republikës së Kosovës bënë një propozim çfarëdo qoftë ai për të cilin e konsideron si të arsyeshëm, PDK nuk ka asnjë arsye të mos e mbështes Presidentin”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...