Armando Sadiku ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në gju, pas dëmtimit që pësoi në miqësoren e fundit me Levanten, në përgatitoren e verës.
Ky dëmtim do ta lërë rreth 6 muaj “në bokse” sulmuesin tonë të kombëtares, sepse aq është koha e riaftësimit, sipas mjekëve.
Përmes faqes së vet në Facebook, Sadiku nuk e lejon veten të bjerë në pesimizëm dhe premton se do të rikthehet sërish i fortë:
“Diçka e papritur më ndodhi. Por, falë ndihmës së Zotit, çdo gjë shkoi mirë dhe sot u ktheva në shtëpi, pas operacionit. E di që nuk do të jetë e lehtë të qëndroj për një kohë të gjatë jashtë fushës, por kush më njeh, e di mirë se nuk është hera e parë për mua një dëmtim i tillë.
Fjalët nuk më pëlqejnë shumë, por do të punoj fort, që të kthehem përsëri në fushën e gjelbërt. Faleminderit te gjithëve për “sms” inkurajuese që më keni dërguar! Ju përshëndes, Armando!”. /telesport.al/

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...