Mbrojtësi i Arsenalit, Calum Chambers i është bashkuar skuadrës së re në Premierë Ligë, Fulhamit, për një sezon në formë huazimi.
23-vjeçari, i cili është produkt i akademisë së Southamptonit, u transferua në Emirates në vitin 2014 dhe ka bërë tri paraqitje te Anglia gjatë atij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
Ai shpenzoi si një i huazuar sezonin 2016/17 te Middlesbroughi para se të rikthej te Arsenali herën e fundit duke bërë 12 paraqitje në Premierë Ligë gjatë fazave të fundit të transferimit Arsene Wenger në detyrë.
“Jam vërtetë i ngazëllyer. E kam shikuar shumë Fulhamin sezonin e kaluar, më pëlqejnë me të vërtetë me mënyrën se si ata luajnë futboll”, ka thënë Chambers për faqen zyrtare të klubit.
“Këtu është një trajner i mirë dhe një klub i mrekullueshëm, prandaj unë jam me të vërtetë i ngazëllyer para fillimit të sezonit”
Chambers është përforcimi i fundit defanziv për skuadrën e sapo promovuar në Premierë Ligë./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...