Republika e Kosovës shpreh mbështetjen e saj të fuqishme ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Marokut në përputhje me marrëdhëniet tradicionalisht miqësore midis dy vendeve tona.
Në një komunikatë për media të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se Kosova përkrah përpjekjet e Qeverisë së Marokut për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e Provincës Jugore, që respekton integritetin territorial të Marokut dhe fuqizon stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.
“Kosova mbështet plotësisht të gjitha negociatat dhe përpjekjet për zgjidhje paqësore, të qëndrueshme dhe diplomatike për çdo konflikt, nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara”, përfundon deklarata e MPJ të Kosovës.
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit