Përplasje e ashpër virtuale u zhvillua gjatë fundjavës ndërmjet ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçit.
Berisha u kyç ne debatin e nisur nga Thaçi për korrigjimin e kufijve, tha të mos preket tërësia territoriale e Kosovës dhe të mos bëhet tregti me Luginë të Preshevës. Pas kësaj Thaçi akuzoi Berishën për bashkëpunim me Bin Ladenin, Milloshevicin e Arkanin. Për këto akuza Berisha ka një përgjigjje.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentet e Thaçit i quan të mjera.
‘Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam’, i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi në një intervistë për RTV Dukagjinin.
Megjithatë Thaçi u shpreh i penduar për atë që kishte thënë në adresë të Berishës. Ai tha se nuk i është drejtuar Sali Berishës.
Si dhe ka theksuar se korrigjimi i kufijve nuk nënkupton ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.
Në tërë këtë situatë kur Hashim Thaçi po kundërshtohet nga kolegët e tij partiakë e opozitarë ai po kërkon referendum nga qytetarët e Kosovës për idenë e tij për shkëmbim territoresh me Serbinë.
Gjatë javës së kaluar Thaçi ka mbajtur disa konferenca radhazi, fokusi i tyre ishte diskutimi për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...