Ditët që po vijnë do të jenë më të nxehtat e këtij viti në Shqipëri me ç`rast temperaturat do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius gjatë së mërkurës.
Bruna Shiroka, mjeke paralajmëroi kujdes të shtuar edhe në ushqim dhe në mirëmbajtjen e ambientit, që të evitohen helmime apo sëmundje të tjera.
Kurse, meteorologët thonë se i nxehti përvëlues do ta shoqërojë këtë vend deri në fundjavë, dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore ku në Kukës termometri do të shënojë mbi 36 grade Celsius.
“Kulmi i të nxehtit arrin të mërkurën me mbi 39 gradë dhe vazhdon deri të premte”, thotë Tanja Porja.
Të dielën termometri prite të zbresë pak dhe java që vjen pritet të jetë pak më e freskët sipas meteorologëve.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë