Jemi vetëm disa ditë larg nga Festivali Sunny Hill, ku do të interpretojë ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa.
Këngëtarja e ka shpërndarë një video të babait të saj, Dukagjin Lipa, i cili e ka xhiruar një reklamë për pjesëmarrjen e këngëtares në Festivalin Sunny Hill.
“Prishtinë, shihemi edhe disa ditë, po vi në shtëpi”, është mbishkrimi i videos së publikuar në InstaStory.
Në festivalin që do të mbahet në datat 10, 11 dhe 12 gusht, do të performojnë emrat e elitës muzikore shqiptare, por edhe botërore, si Dua Lipa, Martin Garrix, Action Bronson, Stanaj e të tjerë.
Ky është edicioni i parë i këtij festivali, i cili ka evoluuar prej koncertit të Dua Lipës në Prishtinë e Tiranë në një festival ndërkombëtar.
Rreth 40 artistë do të performojnë për tri ditë e tri net rresht në këtë ngjarje, e cila do të mbahet në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...