Këngëtarja kosovare që jeton në Gjermani, Anita Latifi u bë arsyeja e ndarjes pak kohë më parë të mesfushorit të Milanit, Hakan Çalhanoglu nga bashkëshortja e tij.
Ajo pretendon se futbollisti turk Çalhanoglu e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar ta abortojë fëmijën për shkak të presionit që i është bërë nga futbollisti, i cili nuk e pranonte atësinë.
Në dëshminë e dhënë në prokurori, mesfushori u shpreh: “Ne kemi pasur miqësi të ngushtë dhe po ashtu edhe kemi fjetur bashkë. Por unë gjithmonë kam pasur kujdes dhe jam ruajtur”.
Ndërkohë që ish-bashkëshortja e futbollistit turk ka reaguar në “Instagram” kundër personave, që e cilësonin atë si tradhtare.
“Nuk e kam tradhtuar kurrë Hakan, as kur ishim të fejuar, as gjatë martesës. Nuk ka asnjë fotografi timen me burra të tjerë në internet. Kush ka sy në ballë mund të shohë realitetin, kush dëshiron të ketë relata të mira me Hakan, e sheh të vërtetën ndryshe. E vërtetë apo jo, Hakan nuk shtoi më asnjë fjalë dhe tha se në gjykatë do të tregonte arsyet e detajuara që e shtynë të divorcohen”, u shpreh ish-bashkëshortja e futbollistit të Milan.



https://www.youtube.com/watch?v=et0S8vMQDdk
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...