Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri insiston se nuk pret që të humbas portierin Thibaut Courtois këtë muaj.
Ai ka ngjallur interesim të madh te Real Madridi, megjithëse mbetet të shihet nëse kampioni i Evropës do të reagoj duke shtruar ofertë para se të mbyllet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Courtois nuk do të jetë pjesë e ndeshjes të së dielës në Community Shield në Wembly dhe trajneri i Chelseas u tregua i turpshëm kur është pyetur rreth të ardhmes afatgjate të belgut.
“Courtois është portier i klubit, nuk e di të ardhmen, varet nga klubi dhe veçanërisht nga ai mendoj unë”, ka thënë Sarri.
“Shpresoj që Courtois do të jetë portieri jonë”
Merkato e transferimeve në futbollin anglez mbyllet të enjten e ardhshme./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...