Bordi i Arsenalit dëshiron shtroj një ofertë prej 25 milionë funta për yllin e Besiktasit, Domagoj Vida, gjë që do të thotë se “Topçinjtë” mund të shesin Shkodran Mustafin ose Danny Welbeckin brenda ditëve të ardhshme.
Mbrojtësi impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij te Kroacia që arriti në finale të Kampionatit Botëror në Rusi dhe performanca e tij nuk ka kaluar pa u vërejtur nga drejtori për rekrutime te Arsenali, Sven Mislintat, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali tashmë ka një numër të madh opsionesh në qendër mbrojtje, por Emery kërkon një partner afatgjatë për mbrojtësin Sokratis Papastathopoulos dhe Laurent Koscielny aktualisht nuk është në dispozicion për shkak të lëndimit në thembër.
Mustafi thuhet se nuk ka arritur ta bind Emeryn në turneun para-sezonal dhe “Topçinjtë” janë të hapur për oferta ndaj yllit shqiptar para se të mbyllet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.
Danny Welbeck ka më pak se një vit të mbetur në kontratën e tij dhe tashmë i është thënë se mund të largohet nga klubi, ndërkohë që Evertoni ka shfaqur interesim.
Me largimin e njërit apo të dyve do të krijohen fonde për Emeryn për reaguar në merkato dhe sipas ‘The Sun’, ai do të shfrytëzoj të hollat në Vidan.
29-vjeçari iu bashkua Besiktasit janarin e kaluar për 8 milionë funta, por gjiganti turk do të kërkoj një tarifë më të madhe për shitjen e tij.
Arsenali nis sezonin në Premierë Ligë me ndeshjen kundër kampionit Manchester City dhe do të jetë në mungesë të Sead Kolasinacit për tetë javë./arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...