Nga shtatori nxënësit në Shqipëri nuk do të jenë të ndryshëm nga ata francezë. Nuk do t’u lejohet të mbajnë celularë gjatë orës së mësimit. Urdhrin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.
“Urdhëroj ndalimin e përdorimit të telefonit celular gjatë procesit mësimor nga mësuesit dhe nxënësit në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar. Pra ky urdhër përfshin edhe mësuesit. Kush e shkel do të ndëshkohet”, paralajmëron ministrja Lindita Nikolla.
Përdorimi i celularëve tek fëmijët ka shkaktuar debate në mbarë botën, duhet apo jo përdorimi i tyre. Përgjigjet nuk thonë jo, por me masë. Të dhënat nga Britania tregojnë se pothuajse 70 përqind e “11 deri 12-vjeçarëve përdorin një telefon celular dhe kjo rritet deri në 90 përqind deri në moshën 14 vjeçare”.
Çelësi është moderimi sipas specialistëve ndërkombëtarë në të kundërt prindërit mos të habiten pse smartfonët dhe tabletët do të zëvendësojnë në masë sportet dhe kukullat e fëmijëve në listat e dëshirave të një fëmije.
Në ditët e sotme nxënësit e shkollave fillore fillojnë të kërkojnë, ose të themi luten të kenë këto forma të teknologjisë, përpara se të mësojnë të lidhin këpucët e tyre.

Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...