Takimi i Superkupës së Anglisë mes Chelsea dhe Manchester Cityt që luhet ditën e diel, do të vë përballë dy trajnerë që admirojnë shumë njëri-tjetrin.
Pep Guardiola në prag të kësaj ndeshje e ka emëruar Napolin e Sarrit të sezonit të kaluar si një nga skuadrat më të mira në Evropë.
Të dielën, Guardiola do të ketë përballë Chelsean e Sarrit, që kërkon po ashtu suksesin në finalen e Superkupës.
Trajneri spanjoll në konferencë për shtyp para kësaj ndeshje, ka thënë fjalë të mëdha për trajnerin italian, prej të cilit pret të mësojë shumë gjatë sezonit të gjatë të Premierligës.
“Jam shumë i lumtur që një trajner i nivelit të tij është në Premierligë. Do të mësoj shumë duke e parë atë çdo fundjavë”, ka deklaruar Guardiola
Rezolutë në Kongresin amerikan për mbështetjen e Kosovës dre...
Abdixhiku deklarohet pas takimit me Osmanin: Shpejt do të vi...
”Kafe mes miqsh” – Vjosa Osmani thyen heshtjen pas takimit m...
Trepça e fort për Pejën në “Minatori”, mitrovica...
Selin shkon në Istog, pozon bashkë me vjehrrën
Gramos Hashani zgjidhet kryeshef ekzekutiv i KEK-ut